Aksidentet tragjike, prodhuesi i avionëve 'Boeing' pranon gabimin dhe kërkon falje për jetët e humbura

Publikuar tek: bota, më 08:49 06-04-2019 Aksidentet tragjike, prodhuesi i avionëve 'Boeing' pranon gabimin dhe kërkon falje për jetët e humbura

Prodhuesi amerikan i avionëve Boeing ka pranuar gabimin në Sistemin e Forcimit të Karakteristikave të Manovrimit (MACS) dhe ka pohuar se ka luajtur rol në aksidentet e pësuara nga modeli 737 MAX 8.

I ka kërkuar falje për humbjen e jetëve nga këto aksidente ajrore.

“Kërkojmë falje për jetët e humbura në aksidentet me 737 MAX”, tha drejtuesi ekzekutiv (CEO) Dennis Muilenburg në Tëitter, lidhur me aksidentet e modelit 737 MAX të Ethiopian Airlines të Etiopisë dhe Lion Air të Indonezisë.

Më 10 mars, një avion Boeing 737 Max 8 që po udhëtonte për në Kenia u rrëzua vetëm gjashtë minuta pasi u nis nga kryeqyteti i Etiopisë, Addis Abeba.
Të gjithë 157 personat në bord nga 35 vende të ndryshme, përfshirë edhe anëtarët e ekuipazhit, humbën jetën gjatë aksidentit.

Rrëzimi i avionit në Etiopi ishte aksidenti i dytë vdekjeprurës i modelit Boeing 737 MAX në më pak se pesë muaj.

Më 29 tetor të vitit të kaluar, 189 persona, përfshirë edhe personelin, humbën jetën pasi avioni i linjës indoneziane Lion Air me numër fluturimi JT 610, u rrëzua pak pas ngritjes nga Xhakarta në fluturimin drejt qytetit Pangkal Pinang në ishullin Sumatra.

Pas aksidentit fatal në Etiopi, shumë shtete dhe linja ajrore ndaluan fluturimet e modeleve 737-MAX 8 dhe Boeing 737-MAX 9.

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012264966964722
array(1) { ["section"]=> string(106) "aksidentet-tragjike-prodhuesi-i-avioneve-boeing-pranon-gabimin-dhe-kerkon-falje-per-jetet-e-humbura-159368" }