Aksidenti fatal i Kobe Bryant dhe vajzës së tij, si e parashikoi seriali vizatimor amerikan rrëzimin e helikopterit dhe vdekjen e yllit të NBA

Publikuar tek: sport, më 18:56 27-01-2020 Aksidenti fatal i Kobe Bryant dhe vajzës së tij, si e parashikoi seriali vizatimor amerikan rrëzimin e helikopterit dhe vdekjen e yllit të NBA FotoMontazh: Kobe Bryant dhe momenti kur seriali vizatimor parashikoi vdekjen e tij

Bota e sportit dhe jo vetëm, u trondit mbrëmjen e djeshme pas lajmit se helikopteri privat i basketbollistit të NBA Kobe Bryant ishte rrëzuar në kodrat e Kalifornisë. Lajmi u bë dhe më i kobshëm pasi u zbulua se në helikopter ishte vetë Kobe, vajza e tij 13 vjeçare GiGi dhe 7 persona të tjerë, të cilët gjithashtu gjetën vdekjen e menjëhershme.

Mirëpo, në rrjetet sociale janë shpërndarë sot dy momente të cilat kanë parashikuar vdekjen e yllit të NBA, të dyja të njëjta me skenën reale të vdekjes së Bryant. më 17 nëntor të viti 2016, kanali televiziv Comedy Central publikoi serialin vizatimor "Legends of Chamberlain Heights", në një pjesë të të cilit përfshihej basketbollisti Kobe Bryant.

Në këtë episod, me Kobe ndodh e njëjta skenë si në aksidentin që i mori jetën dje. Helikopteri rrëzohet dhe në dritaren e tij shfaqet ylli i NBA që mban në duar trofetë e tij, por menjëherë mjeti fluturues shpërthen.

Në videon e mëposhtme shihet momenti kur helikopteri i Kobe Bryant rrëzohet, te seriali vizatimor "Legends of Chamberlain Heights".



Por, ekzaktësisht më 13 nëntor të vitit 2012 një tjetër person parashikon vdekjen e Bryant, po nga përplasja e helikopterit. Personi me emrin Noso, siç e shihni dhe në foton e mëposhtme shkruante në Twitter "Kobe do të vdes në një përplasje me helikopter." Ky postim është bërë viral në rrjet pas vdekjes së Bryant dje, ndërsa ka krijuar shumë pikëpyetje në lidhje me saktësinë e parashikimit.

cxcx_copy.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007051944732666
array(1) { ["section"]=> string(148) "aksidenti-fatal-i-kobe-bryant-dhe-vajzes-se-tij-si-e-parashikoi-seriali-vizatimor-amerikan-rrezimin-e-helikopterit-dhe-vdekjen-e-yllit-te-nba-193318" }