1 person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë Krujë-Milot.
Shkak i aksidentit u bë përplasja e makinës tip Golf me një zetor, i cili po dilte nga një rrugë dytësore. Viktima është Shkondran Hoti 19 vjeç nga Kosova dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, si pasojë e aksidentit u plagosën edhe dy persona të tjerë, ku njëri prej tyre është në operacion, ndërsa tjetri nën vëzhgim, por ende nuk ka një konfirmim nga mjekët për gjendjen e tyre.