Aksidenti fatal në Kavajë, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën (EMRAT-FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:16 15-05-2019 Aksidenti fatal në Kavajë, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën (EMRAT-FOTOT) Vilson Cara-Gentjan Belba

Dy të rinjtë që shihni në këtë foto humbën jetën mbrëmë në një akisdent tragjik në aksin Kavajë-Rrogozhinë.

Të rinjtë udhëtonin me një mjet “Benz” me targa AA615VO, të cilin e kishin marrë me qira. Sipas policisë drejtuesi i mjetit, 24 vjeçari Vilson Cara për të shmangur këmbësorët, një grua me dy vajzat e saj që po tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti.

Kështu për pasojë humbën jetën në vend Gentjan Belba, 23 vjeç i cili ishte pasagjer në makinë si dhe 46-vjeçarja Lumturie Demrozi,  e cila tentoi të kalonte rrugën me vajzat në momentin që u përplas.

Ndërkaq, më pas në spital ndërroi jetë edhe shoferi 24-vjeçar Vilson Cara. Ndërsa vajza e viktimës, Xh.Demrozi, 21 vjeçe dhe motra e saj 15 vjeçe ndodhen në spital jashte rrezikut për jetën.

Bëhët me dije se në automjet udhëtonin tre persona përfshirë pasagjerin Gentjan Belba 23 vjeç i cili ndërroi jetë në vendngjarje pas përplasjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034734964370728
array(1) { ["section"]=> string(83) "aksidenti-fatal-ne-kavaje-kush-jane-dy-te-rinjte-qe-humben-jeten-emrat-fotot-164385" }