Aksidenti i rëndë me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur, dalin EMRAT

Publikuar tek: aktualitet, më 17:23 15-05-2019 Aksidenti i rëndë me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur, dalin EMRAT

Janë zbardhur emrat e personave të aksidentit të ndodhur sot në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur 'Gurorja e Kremenarit'.

 Një automjet tip 'Benz'  është përplasur me automjetin tip furgon, si pasojë  ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’  Shkëlqim Bregu 58 vjeç, si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon Taulant Hoxha 32 vjeç dhe Elison Cane, 35 vjeç.

Mësohet se furgoni i aksidentuar ishte i mbushur me bombola të vogla gazi, çka ka bërë që në vendngjarje të shkojë edhe zjarrfikësja.

Njoftimi i policisë:                                                

Si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Levan – Tepelenë, dy shtetasit e dëmtuar janë:

Taulant Hoxha 32 vjeç, banues në Tiranë

Elison Cane, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi që ndërroi jetë është shtetasi Shkëlqim Bregu, 58 vjeç, banues në Përmet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024247169494629
array(1) { ["section"]=> string(69) "aksidenti-i-rende-me-1-te-vdekur-dhe-2-te-plagosur-dalin-emrat-164447" }