Aksidenti i rëndë në Elbasan: Shoferi i ambulancës i dehur në timon, përplasi nga mbrapa makinën private (Plagoset çifti i bashkëshortëve - Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:39 07-03-2020 Aksidenti i rëndë në Elbasan: Shoferi i ambulancës i dehur në timon, përplasi nga mbrapa makinën private (Plagoset çifti i bashkëshortëve - Foto) Foto nga vendngjarja

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në rrugën Elbasan-Bradashesh, si pasjë e përplasjes së mjetit me të cilin ata udhëtonin me autoambulancën e qytetit.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, ambulanca është nisur me urgjencë sapo në sallën operative ka mbërritur një telefonatë për ndihmë, por në rrugën Elbasan-Bradashesh ka përplasur nga mbrapa një mjet tip Volkswagen Golf 6, në të cilin udhëtonin burrë e grua.

Si pasojë e goditjes së rëndë, çifti i bashkëshortëve kanë mbetur të plagosur, ndërsa shoferi i autoambulancës bashkë me stafin mjekësor nuk kanë marrë lendime. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit dhe i ka bërë testin e alkooholit shoferit të autoambulancës, i cili ka rezultuar i dehur në masën 0.95 mg/l. Pra, tre herë më shumë se norma e lejuar.

Duke qenë se ka rezultuar i dehur në drejtimin e mjetit dhe ka shkaktuar më pas aksident, shoferi i spitalit të Elbasanit është shoqëruar në Polici dhe ndaj tij do të merren veprimet të mëtejshme për shkeljen e rregullave të qarkullimit. Fatmirëisht, nga aksidenti nuk kanë marrë lëndime mjeku dhe infermjeri i spitalit që ndodheshin në autoambulancë.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091900825500488
array(1) { ["section"]=> string(146) "aksidenti-i-rende-ne-elbasan-shoferi-i-ambulances-i-dehur-ne-timon-perplasi-nga-mbrapa-makinen-private-plagoset-cifti-i-bashkeshorteve-foto-197786" }