Aksidenti i rëndë në Gramsh/ Fuoristrada bie në humnerë 10 metër thellësi, vdesin 2 persona, disa nga tetë të plagosurit në gjendje të rëndë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:42 22-02-2020 Aksidenti i rëndë në Gramsh/ Fuoristrada bie në humnerë 10 metër thellësi, vdesin 2 persona, disa nga tetë të plagosurit në gjendje të rëndë (FOTO) Foto e te plagosurve

Nga aksidenti i rëndë i ndodhur sot në mbrëmje, në Gramsh policia bën me dije se kanë humbur jetë dy persona ndërsa të plagosur kanë mbetur tetë të tjerë.

Bëhet me dije një 28 vjeçar i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip  "Fuoristradë", ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë të thellë rreth 10 metra.

Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe janë nisur drejt spitalit të traumës në Tiranë. Kurse 3 të tjerë po qëndrojnë në spitalin e Gramshit dhe duket se janë jashtë rrezikut për jetën. 

Mësohet se të gjithë pasagjerët që ndodheshin në makinë janë meshkuj dhe shumica dyshohet se janë sirianë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çekrez. Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. 

Njoftimi i policisë:

Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Çekrez,  Gramsh,  shtetasi M.Gj., 28 vjeç,  banues në Tiranë,  duke drejtuar mjetin tip  "Fuoristradë", ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas  dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085251331329346
array(1) { ["section"]=> string(149) "aksidenti-i-rende-ne-gramsh-fuoristrada-bie-ne-humnere-10-meter-thellesi-vdesin-2-persona-disa-nga-tete-te-plagosurit-ne-gjendje-te-rende-foto-196131" }