Aksidenti me 1 të vdekur në Fier, dalin PAMJET, trupi i viktimës shtrirë në asfalt

Publikuar tek: aktualitet, më 11:00 03-01-2019 Aksidenti me 1 të vdekur në Fier, dalin PAMJET, trupi i viktimës shtrirë në asfalt

Newsbomb.al siguron pamjet e akidentit të sotëm në Fier.

Një 57-vjeçare humbi jetën sot si pasojë e një aksidenti në aksin Levan-Fier. Një mjet tip 'Range-Rover' përplasi një motoçikletë dhe si pasojë humbi jetën drejtuesi i motorrit, Arif Lamaj, 57 vjeç.

Nga pamjet shihet që në mes të autostradës është trupi i viktimës i mbuluar, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit A.H, 27 vjeç.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Në datën 03.01.2019, rreth orës 09:00, në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur "24 Orëshi”, Mallakastër, shtetasi A.H, 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka përplasur një motoçikletë.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës, ende i pa identifikuar.

Po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi A.H.

Grupi hetimor po punon identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

2.png

 

3.png

4.png

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Qeveri e kalbur së brendshmi", Tabaku për ndryshimin e ministrave: Rrethi është bërë edhe më shumë personal
Rama e shkarkoi, Gjiknuri shpall koncensionin e fundit me vlerë 58 MILION EURO »
Article Logic
Execution time: 0.012835025787354
array(1) { ["section"]=> string(87) "aksidenti-me-1-te-vdekur-ne-fier-dalin-pamjet-trupi-i-viktimes-shtrire-ne-asfalt-147357" }