Aksidenti me 17-vjeçarin në koma, Arizaj revoltohet me Blendi Gonxhen: Nuk e di pse nuk është shkarkuar ende, ka tallur b*thën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:53 17-04-2019 Aksidenti me 17-vjeçarin në koma, Arizaj revoltohet me Blendi Gonxhen: Nuk e di pse nuk është shkarkuar ende, ka tallur b*thën

Është kthyer në lajmin e këtyre ditëve aksidenti në autostradë i gazetares Mira Kazhani me pasojë plagosjen e një 17 vjeçari, aktualisht në gjendje kome.

Për këtë ka bërë një koment edhe drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe i cili ndërsa i uronte të riut shërim të shpejtë, thoshte se ai duhej ndërshkuar edhe me një gjobë të majme.

Ky koment ka revoltuar gazetarin Edmond Arizaj i cili thotë se Gonxhja është tallur me një të aksidentuar dhe duhej shkarkuar për këtë.

KOMENTET:

BLENDI GONXHJA: Atij sherim te shpejte por dhe nje gjobe te mire pas spitalit. Se nuk mund te kalohet autostrada ashtu dhe jo vetem rrezikon veten por shkaterron jete njerezish te tjere qe jane duke ecur ne respekt te kodit rrugir ne superstrade me 90-110 kmh e eshte e pamundur te ndalosh por dhe po ndalove rrezikon mjete e shofere e pasagjere te tyre te tjere pas! Kundravajtje e rende e kalimtarit ndersa nuk mungojne mbikalimet perkatese!

EDMOND ARIZAJ: Nese Blendi Gonxhe ka shkruar vertete ”atij sherim te shpejte, po dhe nje gjobe te majme...”, nuk e di pse nuk eshte shkarkuar ende. Per me pak se kaq, dmth nje shuplake, nje shkelm, apo dhe nje shkop gome, police te ndryshem jane zhveshur dhe kane lene familjet rrugeve. Ky zotnia me kete nuk ka dhunuar, por ka tallur bythen me nje njeri te aksidentuar...Dhe meqe ben dhe si i ditur, ai dhe ca te tjere, sipas eksperteve duhet pare, s’ka rendesi kush e ka fajin: A ka frenuar makina; a ka qene e kolauduar; a ka qene shoferi (ja) brenda normave per te qarkulluar...etj, etj...

PS: Sherim te shpejte djaloshit, kalim te situates pa trauma gazetares

Screenshot_4.jpg

Screenshot_5.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071341991424561
array(1) { ["section"]=> string(130) "aksidenti-me-17-vjecarin-ne-koma-arizaj-revoltohet-me-blendi-gonxhen-nuk-e-di-pse-nuk-eshte-shkarkuar-ende-ka-tallur-b-then-160773" }