Zbardhet e shkuara e errët e drejtuesit të fuoristradës, e cila u përfshi në aksidentin e djeshëm në aksin Shkodër-Velipojë, ku për pasojë humbën jetën 3 persona, babai me dy fëmijët e tij të mitur, ndërsa vajza 10-vjeçare është në gjendje kome, ndërsa nëna e fëmijëve në gjendje të rëndë në spital.
Mësohet se Sokol Mujaj ka qenë më parë i dënuar për trafik armësh në Malin e Zi në 2004-ën. Konkretisht, i dënuar me 8 vite burg për trafik raketash
Policia shqiptare në atë kohë në bashkëpunim me policinë e Malit te Zi goditën një rrjet trafiku ndërkombëtar të armëve, duke arrestuar 4 pjestarë të këtij rrjeti, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Canin, të gjithë banorë të qytetit të Shkodrës. Policia shqiptare sekuestroi nga trafikantët 3 raketa tokë – ajër të tipit STELA 2 M, të cilat do të trafikoheshin jashtë Shqipërisë.
Por, në 2010-ën, kohë kur president ishte Bamir Topi dhe përfitoi nga amnistia, duke iu falur kështu 2 vite burg.
Edhe vëtë Mujaj bashkë me Ndrek Gjergjin, të cilët udhëtonin në mjetin fuoristradë mbetrën të plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën.