Aksidenti me 4 të plagosur: Shoferi hap ambulancën, shokohen njerëzit nga çfarë kishte brenda

Publikuar tek: aktualitet, më 11:44 02-01-2018 Aksidenti me 4 të plagosur: Shoferi hap ambulancën, shokohen njerëzit nga çfarë kishte brenda

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Prrenjas me pasojë plagosjen e 4 personave, mes të cilëve një çift të martuarish.

Menjëherë kalimtarët njoftuan ambulancën e cila s’vonoi shumë të vinte por kur shoferi hapi derën, shokoi gjithkënd. Ambulanca ishte e mbushuar plot me mish e për rrjedhojë nuk mund të transportonte të plagosurit.

Ndërsa mjeku kërkonte ndihmën urgjente të ambulancës, shoferi i kërkonte të priste se e kishte ambulancën me mish. Kësisoj shkoi diku, zbarkoi mishin dhe u nis për te të plagosurit ndërkohë që këta të fundit dergjeshin të bllokuar në automjetet e aksidentuara.

Në këto kushte ka ardhur një tjetër ambulancë në ndihmë të të plagosurve të cilët për minuta të tëra rrezikuan jetën duke pritur për ndihmë. Një prej të plagosurve kishte hemoragji e u transportua drejt Tiranës.

Screenshot_9.jpg

Screenshot_7.jpg

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019619941711426
array(1) { ["section"]=> string(98) "aksidenti-me-4-te-plagosur-shoferi-hap-ambulancen-shokohen-njerezit-nga-cfare-kishte-brenda-105145" }