Aksidenti me 9 nxënës të plagosur në Berat, ministria e Shëndetësisë jep informacionin e RËNDËSISHËM

Publikuar tek: aktualitet, më 11:01 12-03-2018 Aksidenti me 9 nxënës të plagosur në Berat, ministria e Shëndetësisë jep informacionin e RËNDËSISHËM

Ministria e Shëndetësisë jep informacionin e rëndësishëm për nxënësit e plagosur nga aksidenti i këtij mëngjesi në Berat.

Të plagosur kanë mbetur 9 nxënës ndërsa një prej tyre, një vajzë 16 vjeçare është transportuar në spitalin e Traumës me helikoper. Sipas MSH, 9 nxënësit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndjek nga afër gjendjen e të plagosurve në aksidentin e ndodhur në aksin Berat-Skrapar pranë fshtatit Vërzhezhë.

9 të rinj nga mosha 14 deri në 18 vjeç janë plagosur dhe aktualisht po trajtohen në spitalet e Çorovodës, Beratit dhe Tiranës.

Një 16 vjeçare me frakturë të femurit të majtë me spostim dhe klavikulës është transportuar me helikopter në spitalin universitar të Traumës dhe aktualisht do të kryhet ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e specializuar të këtij spitali.

Dy të rinj po trajtohen në spitalin e Çorovodës ndërsa 5 të rinj po trajtohen në spitalin e Beratit.

Të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe po trajtohen nga ekipet e specializuara të mjekëve”, thuhet në reagimin e MSH.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në BERAT, profesorë dhe historianë kërkojnë VARRIN e Sabbatei Zevit... (FOTOT)
TRONDITET TIRANA/ Shpërthim me EKSPLOZIV te Drejtoria e Higjienës, një i plagosur (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.0094640254974365
array(1) { ["section"]=> string(106) "aksidenti-me-9-nxenes-te-plagosur-ne-berat-ministria-e-shendetesise-jep-informacionin-e-rendesishem-112979" }