Aksidenti me katër të plagosur në Shkodër-Koplik, ndërron jetë pasagjerja 63 vjeçare (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:54 05-12-2019 Aksidenti me katër të plagosur në Shkodër-Koplik, ndërron jetë pasagjerja 63 vjeçare (Emri) Kamioni i perfshire ne aksident

Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës shtetësja Marije Leka, 63 vjeçe, e cila mbeti e plagosur rëndë në akisdentin e pasdites së sotme në rrugën Shkodër-Koplik.

Viktima ndodhej në makinë me të birin, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur, kur mjeti tip Mercedes Benz me të cilin ata udhëtonin u përplas me një kamion.

Kujtojmë se rreth orës 17:50 të pasdites së sotme, në rrugën Shkodër-Koplik mjeti tip Mercedes Benz është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë, ndërsa kanë mbetur të plagosur katër persona të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, një prej tyre Marije Leka, e cila ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të saj dhe shkakun e aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019720077514648
array(1) { ["section"]=> string(95) "aksidenti-me-kater-te-plagosur-ne-shkoder-koplik-nderron-jete-pasagjerja-63-vjecare-emri-188543" }