Pushohen hetimet ndaj ish-deputetit të PDIU Aqif Rakipi.
Është ky vendimi i marrë sot nga Gjykata e Tiranës e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet ndaj ish-deputetit i cili u përfshi në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës me pasojë vdekjen 54 vjeçarit Seit Sorra në gusht të vitit 2017.
Sipas ekspertëve, viktima i ka prerë rrugën ish-deputetit i cili ka patur një fushëpamje të kufizuar dhe nuk ka parë 54-vjeçarin i cili ka zbritur nga furgoni kur është përplasur nga makina e ish-deputetit. As familjarët e viktimës nuk kanë patur pretendime për këtë rast ndaj Gjykata e ka mbyllur njëherë e mirë këtë hetim.
Në këto kushte, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur pushimin e hetimeve ndaj Aqif Rakipit.