Aksidenti me vdekje në Vlorë, policia jep detaje: Një 23-vjeçar me Passat...

Publikuar tek: aktualitet, më 19:59 26-09-2020 Aksidenti me vdekje në Vlorë, policia jep detaje: Një 23-vjeçar me Passat... Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me aksidenin e rëndë që ndodhi sot në mbrëmje, ku për pasjë humbi jetën një person.

Autoritetet lokale thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në aksin Orikum-Llogara, ku një 23-vjeçar i cili po drejtonte një mjet tip Passat, ka përplasur një biçiklist.

Ky i fundit ndërroi jetë ndërsa shoferi u shoqërua për në polici. Ende nuk bëhet me dije identiteti apo mosha e viktimës.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara,  automjeti tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një  shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021736145019531
array(1) { ["section"]=> string(78) "aksidenti-me-vdekje-ne-vlore-policia-jep-detaje-nje-23-vjecar-me-passat-221782" }