Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur para pak minutash në Rrugën e Kombit.
Një automjet tip “Mercedez-benz” me targa TR8132L është përplasur në anësore të rrugës duke shkakëtuar vdekjen e drejtuesit të mjetit. Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po heton për të ditur më shumë rreth shkaqeve që sollën aksidentin ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur identiteti i shoferit.