Aksidenti në Tapizë, kallëzohet penalisht Greta Koçi për “Falsifikim të dokumentave”

Publikuar tek: aktualitet, më 08:28 14-04-2015 Aksidenti në Tapizë, kallëzohet penalisht Greta Koçi për “Falsifikim të dokumentave”

Ndaj Greta Koçit, nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka nisur një procedim penal nga Prokuroria e Krujës me akuzën “Falsifikim të dokumentave”. Kallëzimi penal ndaj Greta Koçit ka ardhur pas aksidentit në Tapizë ku vetë Koçi mbeti e plagosur si dhe dy anëtarë të tjerë të FRPD.

Ndërkohë Greta Koçi ende nuk ka shlyer shumën prej 26.928 të mjetit të aksidentuar në Tapizë tip “Chevrolet” . Për makinën e regjistruar në emër të të atit të Gretës, Fatmir Koçi, janë paguar vetëm 17.500 Euro  ndërkohë që kanë mbetur pa paguar edhe 9.428 Euro. Gykata e Tiranës, ka marrë si provë  faktin që  mes Fatmir Koçit dhe kompanisë “Noshi Sh.p.k” ka pasur një konflit gjyqësor për këtë automjet. Në këto kushte Koçi ka detyrimin të shlyejë pagesën si dhe të kthejë mjetin të cilin e mban ende.

Nga ana tjetër ndonëse Greta Koçi dhe dy të rinjtë e FRPD deklaruan se ishin të pafajshëm sa i takon aksidentit të ndodhur, duke ia atribuuar përgjegjësinë shtetasit Halil Ndregjoni me të cilin u përplas makina e tyre, ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar më herët se faji ishte i nënkryetares së FRPD, Greta Koçit pasi sipas tij ai ishte në parkim e ndërsa Greta udhëtonte me 200 km/h.

“Nga aksidenti i ndodhur në Tapizi të gjitha thënjet e medjave dhe gazetave janë mashtrime, sepse unë jam personi i goditur nga fuoristrada e Greta Koçit. Në momentin e goditjes unë sapo isha duke parkuar dhe mjeti me të cilin po udhetonte Greta, më ka goditur duke më përplasur duke me rrotulluar në vend. Pastaj jam përplasur me kollonën e tabelës që ndodhej në parkingun e lokalit.

Pas përplasjes me makinën time nuk mbaj mend asgjë. Nga shpejtësia që ka patur mjeti i tyre ka shkuar dhe është përplasur me kamionin që ishte i parkuar 10 metra me lart dhe nga goditja e ka spostuar kamionin 1 metër nga vendi.Kjo është pafajësia e atyre duke udhëtuar me gati 200 /h ku normalja e asaj rruge është 40 km/h. Kjo është e vërteta dhe jo ato që thonë mediat që ka patur dhe 6 makina shoqërimi për të shkuar në Novoselë ndërkohë që pas aksidentit na kanë transportuar me makina rasti në spital dhe jo makinat që e shoqëronin për Novoselë sepse nuk kishin makina tjera mbrapa. Këto janë mashtrimet që kurdisin ata.Një njeri i pafajshëm po ruhet me policë të dera ndërkohë që më kanë goditur, nuk i kam goditur unë ata. Këtu duhet të vendosë drejt ekspertiza e shtetit e shqiptar “, shkruante Ndregjoni pas aksidentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Azilkërkuesit në Gjermani/ Kosova në vendin e parë, e treta Shqipëria
Sarandë, humb jetën i moshuari nga zjarri në banesë »
Article Logic
Execution time: 0.013962030410767
array(1) { ["section"]=> string(86) "aksidenti-ne-tapize-kallezohet-penalisht-greta-koci-per-falsifikim-te-dokumentave-8632" }