Aksidenti tragjik, flet vëllai i Evisa Prekës: Motra kërkon të shkojë te varret e fëmijëve

Publikuar tek: aktualitet, më 18:04 26-02-2018 Aksidenti tragjik, flet vëllai i Evisa Prekës: Motra kërkon të shkojë te varret e fëmijëve

Evisa Preka është e vetmja e mbijetuar nga aksidenti fatal në Shkodër. 36-vjeçarja humbi në aksident bashkëshortin dhe 3 fëmijët.

Evisa e mësoi lajmin e kobshëm ditën e djeshme dhe pas kësaj ajo ka kaluar në një gjendje shoku. 36-vjeçarja ndodhet në spitalin e Shkodrës dhe pranë saj qëndrojnë familjarët, të cilët mundohen ta qetësojnë .

Vëllai i Evisës, Artur Lika ka folur për news 24 dhe është shprehur se motra e tij është në gjendje të rënduar psikologjike.

“Ne jemi duke i ndenjur afër. Unë, mami, babi po i rrimë këtu në spital edhe mjekët po na ndihmojnë shumë. Kur përmendet ajo kërkon që të shkojë në Velipojë t’i shohë varret”, është shprehu i vëllai.

Evisa është besimtare dhe Arturi thotë se prifti e ka vizituar atë në spital dhe pas bisedës me të ajo u qetësua disi.

Evisa Preka është e vetmja e mbijetuar e familjes Preka, e cila u aksidentua rreth një jave më parë në Velipojë, ku nga përplasja e dy automjeteve mbeti i vdekur Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij, djali 9 muajsh, dhe dy vajzat 5 dhe 10 vjeçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Big Data for Good… Pionieri që parandalon përhapjen e sëmundjeve epidemike
Edi Rama me një urim të veçantë për Adem Demaçin »
Article Logic
Execution time: 0.012847185134888
array(1) { ["section"]=> string(95) "aksidenti-tragjik-flet-vellai-i-evisa-prekes-motra-kerkon-te-shkoje-te-varret-e-femijeve-111550" }