Aksidenti tragjik i policëve në Korçë, ministri Demiraj ngushëllon familjarët

Publikuar tek: aktualitet, më 20:52 31-05-2017 Aksidenti tragjik i policëve në Korçë, ministri Demiraj ngushëllon familjarët

Pas aksidentit tragjik të ndodhur sot në Korçë në rradhët e forcave blu, ka reaguar dhe ministri teknik i Punëve të Brendhshme.

“Shpreh pikëllimin tim të thellë për humbjen e jetës së efektivit tonë Lorent Duli. Ai sot t’i mungoje familjes, kolegeve dhe Policise se Shtetit. Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme të familjarit tuaj, duke ju siguruar se në asnjë moment nuk do t’ju mungojnë ndihma dhe përkrahja jonë. I pa harruar kujtimi i tij.”

Makina e policisë ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Fitore, në aksin Korçë -Devoll e për pasojë ka humbur jetën efektivi 27-vjeçar Lorent Duli dhe janë plagosur tre kolegët e tij. Të aksidentuarit ktheheshin nga kontrolli i territorit në kuadër të parandalimit të kultivimit të lëndës narkotike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si jetohet në Shqipëri, mirë apo keq? Ja si mendojnë militantët e PS, PD, LSI (Shifrat)
TV Lezha nxjerr keq Edi Ramën, por kryeministri e kalon me një batutë (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.010272026062012
array(1) { ["section"]=> string(82) "aksidenti-tragjik-i-policeve-ne-korce-ministri-demiraj-ngushellon-familjaret-80734" }