Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Varibop në Fier.
Dy nga viktimat janë identifikuar si Fisnik Murataj e Agustin Murataj. Ndërkaq, nuk është identifikuar ende vajza e re e cila gjithashtu humbi jetën në këtë aksident.
Dyshohet se viktimat po ktheheshin nga një ceremoni dasme kur mjeti i tyre, pas mesnate ka dalë nga rruga në Ujin e Ftohte, në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Mjeti tip "Suzuki" me targa IHZ 1755 pasi doli nga rruga përfundoi në kanal dhe për pasojë të tre personat që gjendeshin brenda makinës, janë mbytur. Trupat e tyre u nxorrën pa jetë mëngjesin e sotëm. Ndërkaq, hetimet pë aksidentin tragjik, vazhdojnë.