Aksidenti tragjik në Devoll, polici që humbi jetën do të martohej pas 3 muajsh

Publikuar tek: aktualitet, më 07:59 01-06-2017 Aksidenti tragjik në Devoll, polici që humbi jetën do të martohej pas 3 muajsh

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në fshatin Fitore në Devoll ku një makinë doli nga rruga e për pasojë një punonjës policie, Lorent Duli, si dhe janë plagosur tre efektivë të tjerë që kanë marrë mjekim në spitalin Bilisht.

Punonjësit e policisë në momentin kur ka ndodhur ngjarja kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi  parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi. Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën. 

Ajo që e bën edhe më tragjike këtë ngjarje të rëndë është fakti se viktima ishte i fejuar dhe pas tre muajsh kishte caktuar datën e dasmës, shkruan Shekulli.

Ndërkohë, tre efektivët e tjerë janë aktualisht në spitalin rajonal dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vangjel Tavo uron në mënyrë të veçantë 1 Qershorin
I nxehti Afrikan vjen në Shqipëri, parashikimi i motit sot »
Article Logic
Execution time: 0.010615825653076
array(1) { ["section"]=> string(83) "aksidenti-tragjik-ne-devoll-polici-qe-humbi-jeten-do-te-martohej-pas-3-muajsh-80766" }