Aksidenti tragjik në Maminas, detaje të reja për Elena Avdillarin: Policia nuk e ktheu vetëm në port

Publikuar tek: aktualitet, më 12:16 23-02-2018 Aksidenti tragjik në Maminas, detaje të reja për Elena Avdillarin: Policia nuk e ktheu vetëm në port

Detaje të reja për aksidentin e së mërkurës pranë Maminasit në autostradë, ku si pasojë mbeti i vdekur taksisti Bujar Agalliu 60 vjeç nga Durrësi, si dhe pasagjerja e tij, Elena Avdillari 23-vjeçe banuese në Tiranë.

Mësohet se vajza mori taksi në mesnatë për tu kthyer nga Durrësi për në Tiranë, pasi i ishte refuzuar bileta në portin e Durrësit, nga ku kishte tentuar të largohej për në Itali.

Shkak për kthimin e saj pas check-init në port është bërë shkelja e afatit ligjor prej 90 ditësh në Itali, pasi Shqipëria nuk është në zonën Shengen.

Sipas BW vajza kishte tentuar të largohej drejt Italisë edhe më 10 janar përmes aeroportit të Rinasit, por edhe atje ishte refuzuar, po për të njëjtën arsye.

Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë përplasja e taksisë nga një mjet tip Benz ML, ndërsa deri tani është aluduar se aksidenti ka qenë i qëllimshëm për rrethana ende misterioze.

Nga ana tjetër, e ëma e vajzës ka treguar për mediat se Elena punonte në Itali me shoqet dhe i mbante me para, pasi gjendja e tyre ekonomike ishte e rrënuar.

elenaaaaaaaaaaaaaa.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010700941085815
array(1) { ["section"]=> string(105) "aksidenti-tragjik-ne-maminas-detaje-te-reja-per-elena-avdillarin-policia-nuk-e-ktheu-vetem-ne-port-111199" }