Dalin në dritë të tjera detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit.
Sipas hetimeve të para të prokurorisë, të dyja makinat e përfshira në aksident ishin me shpejtësi, por më të lartë e kishte Benz-i që përplasi nga pas taksinë, ku humbën jetën taksisti Bujar Agalliu 60 vjeç dhe pasagjerja e tij, Elena Avdualli 23 vjeçe.
Sipas prokurorisë mjetet kishin distancë mes tyre 600-800 metra, por Benzi po ecte me shpejtësi më të lartë dhe e ka goditur nga pas mjetin taksi, pranë një karburanti.
Po ashtu, është sqaruar se Benzi ishte në pronësi me dokumente të Darda Gjekajt nga Shkodra, por ky i fundit ia kishte shitur në janar fatjon Zhaporjas 34 vjeç.