Aksidentimi i eskortës së Kurtit, zëdhënësi i Vetëvendosjes: Asgjë për tu shqetësuar, aktivitetet vazhduan sipas agjendës

Publikuar tek: rajon, më 21:41 20-10-2019 Aksidentimi i eskortës së Kurtit, zëdhënësi i Vetëvendosjes: Asgjë për tu shqetësuar, aktivitetet vazhduan sipas agjendës Kreu i Levizjes Vetevendosje, Albin Kurti

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar pas aksidentimit të eskortës së liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit gjatë ardhjes së tij për festimin e fitores në zgjedhjet e 6 tetorit në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Manxhuka ka konfirmuar faktin që gjatë një aksidenti zinxhir të lehtë në makinë ndodhej edhe kryetari Albin Kurti.

Ndër të tjera Manxhuka ka treguar se nga aksidenti nuk pati asnjë të lënduar dhe se aktivitetet vazhduan sipas agjendës.

Postimi i plotë:

'Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë.

Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim', ka shkruar zëdhënësi i Vetëvendosjes.

arlind.jpg

Arlind Manxhuka, zedhenesi i Vetevendosjes 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015707015991211
array(1) { ["section"]=> string(125) "aksidentimi-i-eskortes-se-kurtit-zedhenesi-i-vetevendosjes-asgje-per-tu-shqetesuar-aktivitetet-vazhduan-sipas-agjendes-182828" }