Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje shtatzënë ka ndodhur në afërsi të stadiumit “Dinamo” në Tiranë. Gruaja, identiteti i të cilës nuk dihet ka qenë duke drejtuar makinën e saj teksa është përplasur.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke lënë të plagosur gruan e cila ishte në njërin prej mjeteve. Identiteti i saj nuk bëhet ende me dije por mësohet se është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Makinat që janë përplasur janë me targa TR 9882 K dhe AA 150 BZ. Mësohet se gruaja shtatzënë është jashtë rrezikut për jetën.