Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër në fshatin Blinisht ku një kamion me targa AA992GG është përplasur me një mjet tip”Benz” me targa LE6200A.
Nga përplasja Benzi u përfshi në flakë e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij Dyshohet se bëhet fjalë shtetasin Liza Pema, 50 vjeç. Policia ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit edhe pse paraprakisht mendohet të ketë ardhur si pasojë e kamionit i cili i ka prerë rrugën mjetit tip “Benz”.