Një aksident automobilistik është regjistuar mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në kryqëzimin e Shënkollit, e për pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur.
Automjetet e përfshira në aksident janë një Benz me targë TR 0092 R dhe Volksëagen me targë AA 747 FP.
Të plagosurit po transportohen drejt spitalit të Lezhës, por nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërsa raportohet se dy prej të plagosurve janë fëmijë.
Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes.