Aksidentohen dy turistë holandezë pranë Borshit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:56 10-05-2017 Aksidentohen dy turistë holandezë pranë Borshit

Dy turistë nga Holanda të cilët po udhëtonin me motorr drejt fshatit të Borshit janë aksidentuar pasi mjeti i tyre ka dalë nga rruga. Turistët kanë pësuar dëmtime në këmbë por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:40, në aksin rrugor Borsh-Kuç pranë vendit të quajtur "Qafa e Dërrasës", dy shtetas hollandezë E.Z., 66 vjeç dhe L.C., 65 vjeçe, duke udhëtuar me një mjet tip motor, si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj mjetit, kanë dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime në këmbë shtetasja L.C, (pasagjere), jashtë rrezikut për jetën.

E dëmtuara pas ndihmës së parë mjekësore të marrë në qendrën shëndetësore të fshatit Kuç, do transportohet drejt Spitalit Rajonal Vlorë për mjekim më të specializuar.

Dy shtetasit e huaj kishin dalë për turizëm malor në zonat përreth fshatit Kuç. Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me ngjarjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident tragjik në Divjakë, 1 i vdekur dhe një 1 i plagosur
E pabesueshme: Ja e vërteta e lypësit invalid në Tiranë (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.0039129257202148
array(1) { ["section"]=> string(53) "aksidentohen-dy-turiste-holandeze-prane-borshit-78176" }