Aksidentohen me makinë maturantët e Sarandës, shkelën urdhrin që anulon mbrëmjet festive

Publikuar tek: aktualitet, më 17:24 29-05-2020 Aksidentohen me makinë maturantët e Sarandës, shkelën urdhrin që anulon mbrëmjet festive Foto montazh, ilustrues

Aksidentohen disa maturantë në qytetin e Sarandës teksa po udhëtonin me makinë.

Në shkelje të urdhrit të Ministrisë së Arsimit që ka vendosur të ndalojë mbrëmjet e maturës për këtë vit në të gjithë vendin, maturantët në Sarandë kanë nisur përgatitjet për organizimin e festës.

Ndonëse nuk janë lejuar nga Gjimnazi, maturantët janë mbledhur në sheshin e qytetit dhe kanë nisur festimet. Por më skandaloz është fakti se maturantët kanë udhëtuar me makina, mbi 6 persona në një mjet, të pashqetësuar nga blutë e qytetit jugor.

Newsbomb.al mëson se një prej makinave me të cilën udhëtonin disa maturantë është aksidentuar në rrugën mes Butrintit dhe Ksamilit.

Fatmirësisht maturantët nuk kanë pësuar dëmtime serioze nga aksidenti, ndërsa menjëherë ka ndërhyrë edhe shërbimi i urgjencës duke i ofruar ndihmën e parë. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00925612449646
array(1) { ["section"]=> string(94) "aksidentohen-me-makine-maturantet-e-sarandes-shkelen-urdhrin-qe-anulon-mbremjet-festive-208314" }