Aksidentohet automjeti me të burgosurit e burgut të Drenovës

Publikuar tek: aktualitet, më 16:34 15-06-2015 Aksidentohet automjeti me të burgosurit e burgut të Drenovës

Është aksidentuar para pak çastesh automjeti që po transportonte disa të burgosur për në burgun e Drenovës.

Automjeti ka dalë nga rruga në aksin Korçë - Pogradec pranë fshatit Sovjan dhe ka përfunduar në një kanal, por fatmirësisht pa viktima. Ende nuk dihet se sa persona kanë qenë në automjet. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një defekt teknik që ka pësuar mjeti gjatë udhëtimit. Policia ka njoftuar se të burgosurit kanë mbërritur në destinacion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Aurora Koromani ka me ken e vrar”, kërcënohet për herë të dytë gazetarja në redaksinë e News24
Shëngjini nuk është gati për të pritur turistët, plehrat mbysin plazhin »
Article Logic
Execution time: 0.013625144958496
array(1) { ["section"]=> string(66) "aksidentohet-automjeti-me-te-burgosurit-e-burgut-te-drenoves-13662" }