Aksidentohet eskorta e Albin Kurtit, Vetëvendosje: Ja çfarë ndodhi

Publikuar tek: aktualitet, më 20:43 20-10-2019 Aksidentohet eskorta e Albin Kurtit, Vetëvendosje: Ja çfarë ndodhi Kreu i Vetevendosjes Albin Kurti, gjate festimit te fitores ne Tirane

Pak minuta më parë është raportuar se eskorta e liderit të Vetëvendosjes dhe kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtit, është aksidentuar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak më parë në zonën e Qafë-Kasharit ku Kurti po kthehej nga festa e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë. Nga aksidenti nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë pas lajmeve të publikuar nëpër media për aksidentimin e Kurtit, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje. Zyra për Media e Vetëvendosjes ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur por nuk ka patur asnjë të lënduar.

'Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore', kanë thënë përfaqësues nga Vetëvendosja.

Kujtojmë se lideri i VV, Albin Kurti, qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.

Ndërkohë mësohet se policia ka marrë masa administrative ndaj drejtuesve të mjetit ndërsa eskorta e kreut të Vetëvendosjes ka vazhduar pa probleme rrugën drejt Rinasit.  Raportohet se përplasja e mjeteve nuk ka qenë e fortë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021733045578003
array(1) { ["section"]=> string(71) "aksidentohet-eskorta-e-albin-kurtit-vetevendosje-ja-cfare-ndodhi-182825" }