Aksidentohen 3 të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, mes tyre edhe këngëtarja Greta Koçi e cila ka pësuar shembje në kokë dhe mjekër. Të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy të rinjtë e tjerë, Arsen Zenelaj dhe Merita Miha kanë marë dëmtime të lehta në kokë dhe ballë.
Tre të rinjtë e FRPD ishin nisur për të çuar ndihma te familjet e përmbytura në Novoselë të Vlorës. Të rinjtë ndodhen në spitalin e Traumës për mjekim. Mësohet se mjeti i tyre ka pësuar dëme të shumta.