Aksidentohet i mituri në Lungomare, zbardhen të dhëna të reja rreth ngjarjes (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:53 17-08-2019 Aksidentohet i mituri në Lungomare, zbardhen të dhëna të reja rreth ngjarjes (DETAJE) Foto nga vendi i ngjarjes

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Lungomare në Vlorë, ku një makinë përplasi një fëmijë të moshës 7-vjeçare, janë zbardhur informacione të reja.

I aksidentuari E.S. (mosha e saktë 10 vjeç) është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore. Pas aksidentit, policia ndaloi drejtuesin  e mjetit ‘’Audi’’, i cili është shtetasi T.T. 35-vjeç.

Ndërkohë, nuk ka të dhëna shtesë për shkaqet e këtij aksidenti.


Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor të Lungomares, automjeti tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur E.S., 10 vjeç, banues në Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar menjëherë dretuesin e mjetit, shtetasi T.T., 35 vjeç, banues në Vlorë dhe po kryhen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021744012832642
array(1) { ["section"]=> string(89) "aksidentohet-i-mituri-ne-lungomare-zbardhen-te-dhena-te-reja-rreth-ngjarjes-detaje-175616" }