Makina e policisë përfshihet në aksident rrugor, duke lënë të plagosur dy efektivë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Rinasit.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së drejtimit të automjetit nga drejtuesi, gjë që ka sjellë edhe përplasjen me bordurën. Mësohet se 2 efektivët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grup hetimi ndodhet në vendin e ngjrjes, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.