Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Moglicë në aksin rrugor Korçë-Gramsh.
Rruga ka qenë e mbuluar nga bora, ndërsa aksidenti ka krijuar më shumë vështirësi në qarkullimin e mjeteve të tjera.
Autoritetet janë detyruar të sjellin një vinç për largimin e makinës së aksidentuar, pasi zhvendosja e saj në mënyrë tjetër ka qenë e pamundur.
Nuk ka informacione për persona të lënduar nga kjo ngjarje.