Aksidentohet me makinë ylli i Gangnam Style, Psy (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 15:24 17-07-2015

Psy ka pësuar një aksident me makinë pasi Rolls Royce i tij u përplas me një autobus në Kinë.

Ylli i Gangnam Style po udhëtonte në Hangzhou, kur mjeti i tij luksoz e i kuq u përplas me një autobus, duke dëmtuar dukshëm pjesën e përparme të mjetit.

Sipas medieve kineze  aksidenti ka ndodhur teksa këngëtari ishte nisur nga aeroporti në provincën Zhejiang të Kinës lindore në hotelin e tij. Fatmirësisht ylli i Gangnam Style përfundoi pa lëndime serioze.

Ai mori famë botërore me këngën “Gangman Style” që vitin e kaluar u shpall edhe kënga më e klikuar në youtube.

Foto nga aksidenti

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026937961578369
array(1) { ["section"]=> string(58) "aksidentohet-me-makine-ylli-i-gangnam-style-psy-foto-16404" }