Aksidentohet moderatorja shqiptare, në makinë edhe vajza 3 vjeçare

Publikuar tek: aktualitet, më 16:43 23-06-2019 Aksidentohet moderatorja shqiptare, në makinë edhe vajza 3 vjeçare

Moderatorja e Ora News, Dajana Shabani është aksidentuar dje rreth orës 12 të mesditës,në autostradën Tiranë-Durrës, km i parë, teksa ngiste makinën e saj, tip fuoristradë.

Mësohet se Shabanit i është prerë rruga nga një makinë, tip audi, e cila drejtohej nga një djalë rreth 22 vjeç.

Raportohet se në makinën e moderatores ndodhej edhe vajza e saj 3-vjeçare dhe një mikeshë e Shabanit.

Fatmirësisht, asnjë nuk ka pësuar lëndime, përveç makinës së moderatores, e cila është dërguar më pas për riparim.

Policia po punon për të zbardhur aksidentin e plotë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024300098419189
array(1) { ["section"]=> string(72) "aksidentohet-moderatorja-shqiptare-ne-makine-edhe-vajza-3-vjecare-169418" }