Një tjetër aksident në punë ka ndodhur ditën e sotme në një nga galeritë e Bulqizës.
Një minator është rrëzuar në galerinë numër 14 dhe ka rënë në 20 metra thellësi.
Aktualisht, ende nuk dihet gjendja e minatorit Naim Gjoka 54 vjeç, por mësohet se drejt Bulqizës është nisur helikopteri i urgjencës për ta transportuar drejt Tiranës.