Aksidentohet për vdekje ditën e parë të punës shqiptari në Britani

Publikuar tek: aktualitet, më 16:01 30-08-2017 Aksidentohet për vdekje ditën e parë të punës shqiptari në Britani

Një shtetas shqiptar i identifikuar si Ardian Zagani ka humbur jetën në një aksident automobilistik, teksa shkonte me biçikletë në punë.

I riu shqiptari është përplasur nga një kamion Ford Transit rreth orës 6 të mëngjesit në qytetin e Londrës. Edhe pse Zaganit iu dha ndihma e parë nga pasagjeri i cili ndodhej në furgonin Ford, ai nuk mundi t’i mbijetonte nga plagët e marra.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Camden, HolloWay”, dhe sipas mediave britanike ky ishte çiklisti i gjashtë që aksidentohej për vdekje në Londër.

30-vjeçari Zagani kishte ditën e tij të parë të punës si kujdestar në Kolegjin “Haringey”, shkruan Road.cc.

Në ndër të përdoruesve të vdekur të biçikletës, shumë njerëz dolën në rrugën “Camden”, të shtrirë bashkë me biçikletën e tyre.

Screenshot_4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet dëshmia e bullgarëve që sulmuan bankomatin në Sarandë: Një vajze i ngeci karta...
Arrestohet Nën komisari, informonte trafikantët e drogës në Sarandë (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.010419845581055
array(1) { ["section"]=> string(72) "aksidentohet-per-vdekje-diten-e-pare-te-punes-shqiptari-ne-britani-90642" }