Një aksident me pasojë vdekjen e një 23 vjeçari ka ndodhur sot në aksin Fushë Krujë-Tiranë.
23 vjeçari Laert Bami banues nëë fshatin Larushk të Krujës, është aksidentuar teksa udhëtonte me motorr. Si pasojë e plagëve të rënda ai ka ndërruar jetë menjëherë.
Policia ka arritur në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.