Aksidentohet zv.ministri i Brendshëm në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 08:00 23-08-2019 Aksidentohet zv.ministri i Brendshëm në Kosovë Izmi Zeka

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka është përfshirë në një aksident.

Mediet kosovare bëjnë me dije se zv.ministri i Brendshëm është aksidentuar ditën e djeshme.

Sakaq, Zeka ka konfirmuar ngjarjen, duke thënë se nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

“Po kam pësuar aksident. Fatmirësisht jam mirë”, ka thënë ai.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në dalje të qytetit në afërsi të Stacionit të Autobusëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026945114135742
array(1) { ["section"]=> string(53) "aksidentohet-zv-ministri-i-brendshem-ne-kosove-176085" }