Aksidentoi 36-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i mjetit

Publikuar tek: aktualitet, më 08:56 30-06-2015 Aksidentoi 36-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i mjetit

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit që ka shkaktuar aksidentin në qendër të Vlorës , ku mbeti i plagosur 36-vjeçari Bledar Rrapushi. Autori i aksidentit është identifikuar si Neritan Gogo Llaguri, 41-vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u krye në flagrancë mbrëmjen e djeshme pasi rreth orës 21:00 në lagjen Pavarësia , në afërsi të një lokali me emrin Rimini, ky shtetas gjatë drejtimit të automjetit të tij tip Benz, është përplasur me një motorçikletë tip Suzuki ku për pasojë eshtë dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe  jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen dy të rinjtë që u plagosën teksa po ruanin parcelën me hashash
Ishte dënuar me 8 muaj burg për ndërtim të paligjshëm në Ksamil, kapet 53-vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.016412019729614
array(1) { ["section"]=> string(58) "aksidentoi-36-vjecarin-arrestohet-drejtuesi-i-mjetit-14960" }