Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person, pasi ky i fundit ka aksidentuar me makinën e tij një person në Vlorë.
Në pranga përfundoi Albion.B., 27 vjeç, banues në Bolonja,Itali. Sipas policisë i riu ditën e djeshme në lagjen “Pavarsia”, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasin T.N., dhe është larguar nga vendi i aksidentit.