Aksidentoi një vajzë 10-vjeçare, ministrja kroate jep dorëheqjen

Publikuar tek: rajon, më 08:44 12-03-2019 Aksidentoi një vajzë 10-vjeçare, ministrja kroate jep dorëheqjen Gabrijela Zalac

Ministrja kroate Gabrijela Zalac ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim i ministres vjen pasi të shtunën e kaluar ajo e ka goditur me makinë një fëmijë, ndërsa udhëtonte pa patentë. 

Pritet që kryeministri i vendit Andrej Plenkovic të vendosë nëse do e pranojë dorëheqjen e saj apo jo.

“Më e rëndësishmja është se vajza është mirë”, ka thënë Plenkovic.

“Sa i përket patentës, ky është lëshim, pakujdesi. Mirëpo, kjo nuk është vepër penale, është kundërvajtje. Ajo e ka paguar dënimin, do ta nxjerrë lejen e drejtimit të sajë”, ka thënë Plenkovic, duke pohuar se ministrja ka ofruar dorëheqje dhe ai ka menduar për këtë nga e shtuna.

Mediet e rajonit kanë bërë të ditur se aksidenti është shkaktuar pasi  vajza 10 vjeçare ka vrapuar pa kujdes në rrugë dhe i ka dalë përpara ministres. Sa i përket lejes së drejtimitt, ajo në fakt e ka pasur, por të skaduar dhe ka thënë se ka harruar ta marrë të riun.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021701097488403
array(1) { ["section"]=> string(70) "aksidentoi-nje-vajze-10-vjecare-ministrja-kroate-jep-doreheqjen-156095" }