Aksidentoi për vdekje 58 vjeçaren në Manzë, policia arreston të riun

Publikuar tek: aktualitet, më 09:55 13-08-2020 Aksidentoi për vdekje 58 vjeçaren në Manzë, policia arreston të riun Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 në Manzë, ku një 23 vjeçar ka aksidentuar për vdekje një 58 vjeçare.

Bëhet me dije se është arrestuar shoferi 23 vjeçar Sh. N., 23 vjeç, banues në Manzë, pasi me mjetin e tij tip "Benz" ka aksidentiar për vdekje këmbësoren H.K, 58 vjeçe.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 23 vjeç, banues në Manzë, pasi më datë 12.08.2020, ora 20:45, në Manzë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen H. K., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011251926422119
array(1) { ["section"]=> string(74) "aksidentoi-per-vdekje-58-vjecaren-ne-manze-policia-arreston-te-riun-216972" }