Një 32-vjeçar nga Lushnja ëshët arrestuar pasi aksidentoi për vdekje një 49-vjeçar. Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasin: -Alban Pashaj, 32 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 26.12.2017, në fshatin Mërtish, Divjakë, duke drejtuar mjetin tip "Golf", ka aksidentuar shtetasin Gj.P, 49 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i cili udhëtonte me biçikletë, dhe ka ndëruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".