Një 32-vjeçar është arrestuar pasi aksidentoi një të moshuar. Policia e Elbasanit bën me dije se i arrestuari është Rexhep Shyti, 32 vjeç banues në fshatin Labinot - Mal Elbasan.
Ndalimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Librazhd në fshatin Labinot Fushë duke drejtuar mjetin tip "Benz" veturë ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.T., 82 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë, i cili ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.