Aksidentoi veten dhe 2 persona të tjerë, arrestohet 22 vjeçarja nga Fieri

Publikuar tek: aktualitet, më 19:32 07-08-2015 Aksidentoi veten dhe 2 persona të tjerë, arrestohet 22 vjeçarja nga Fieri

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 22 vjeçare, banuese në Fier, pasi në në orët e para të mëngjesit të sotëm duke drejtuar automjetin e saj, tip “BENZ”, me targë AA922LJ, pa leje drejtimi, në aksin rrugor Fier-Vlorë, afër vendit të quajtur “Panaja”, ka humbur kontrollin e automjetit ku për pasojë janë plagosur ajo vet dhe 2 persona të tjerë.

R.Dima, 22 vjeç, është arrestuar sot nga Policia për shkak të ngjajres që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku të plagosur mbetën D.SH., 27 vjeç, banues në Fier dhe A.RR., 24 vjeç, banuese në Fier, të cilët u dërguan në Spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë që udhëtonin me ta S.R., 24 vjeç dhe F.M., 21 vjeç, me banim në Fier nuk pësuan asnjë dëmtim.

Policia ka kryer arrestimin në flagrancë të 22 vjeçares për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident me pasojë vdekje në Pogradec, makina përplas 55 vjeçarin
Publikohen fotot e 9 personave të arrestuar për shkak të lidhjeve me ISIS »
Article Logic
Execution time: 0.013044118881226
array(1) { ["section"]=> string(78) "aksidentoi-veten-dhe-2-persona-te-tjere-arrestohet-22-vjecarja-nga-fieri-17958" }