Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet në fshatin Bulgarec të Korçës.
Personi i aksidentuar ishte duke udhëtuar me biçikletë gjatë kohës që është përplasur nga një automjet tip “Benz” me targë AA075EG. Si pasojë e përlasjes shtetasi Roland Trungu mori dëmtime të rënda dhe ndonëse u transportua menjëherë drejt spitalit të Korçës nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra.
Policia ka identifikuar drejtuesin e automjetit, me iniciale A.G, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punon për kapjen e tij.