Policia e Matit ka zhvilluar një aksion për parandalimin e kultivimit të kanabisit në disa zona. Nga kontrolli janë gjetur 7.2 kg kanabis në një banesë të braktisur.
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe për goditjen e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike
Gjatë kontrollit të territorit sekuestrohen nga Policia në një banesë të braktisur 7.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e sigurimit të farërave për kultivimin e bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë ushtruar kontrolle në territor dhe ambjente të ndryshme, në njësinë Administrative Baz, në fshatin "Lek Hot".
Si rezultat i kontrolleve në një banesë të braktisur, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike në formë boçe, e dyshuar Cannabis Sattiva, si dhe disa bimë narkotike, degë e kërcej në proçes tharjeje.
Pas peshimit rezultoi se pesha e saktë ishte 7 kilogramë e 200 gramë lëndë e bimë narkotike në proçes tharjeje.
Lënda dhe bimët narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.